15:09 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Përfundon intervistimi i Lushtakut, lihet i lirë!

Ka përfunduar intervistimi për ish-komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, pranë prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-kryetari i Skenderajt është marrë në pyetje sot nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Mirëpo, Lushtaku nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme pasi është larguar nga objekti i Prokurorisë së Speciales.

Ai së bashku me avokatët e tij është futur me shpejtësi në veturat e ambasadës së Kosovës në Holandë.

Mirëpo, Indeksonline mëson se Lushtaku është lënë i lirë dhe i njëjti pritet të kthehet në Kosovë.