75 Mall Live Search
15:46 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përfundon intervistimi maratonik ndaj Ali Ahmetit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përfunduar intervistimin nga Prokurorët e Speciales në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Intervistimi i tij ka zgjatur për më shumë se 6 ore derisa me orë të tëra Ahmeti është intervistuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Lider i Bashkimit Demokratik për Integrim është bërë e ditur se nga Specialja është ftuar në cilësinë e dëshmitarit./IndeksOnline/