75 Mall Live Search
17:39 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përfundon intervistimi shumë orësh i Ali Ahmetit nga Specialja, nuk deklarohet para mediave!

Pas 9 orësh intervistim, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është larguar nga objekti i EULEX-it në Prishtinë.

Ahmeti nuk është deklaruara para mediave dhe me të dalë nga objekti i EUELX-it është futur në makinë deh është larguar nga vendi i ngjarjes.

Përpos intervistmit 9 orësh që iu bë sot, Ahmeti pritet të intervistohet edhe nesër, raporton Indeksonline.

Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitarë për kontributin e tij në UÇK.

Ahmeti në fund të viteve të 90’ta ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së si dhe përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë Veriore.

Ahmeti më parë u shpreh i hapur të dëshmojë për gjithçka që kishte ndodhur në kohën e UÇK-së./Indeksonline/