75 Mall Live Search
23:41 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / MSH

Përfundon konferenca e policëve nga 26 kryeqytetet evropiane

Dje përfundoi konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve evropiane, të cilat u pritën nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Konferenca disa ditore ka rezultuar mjaft e suksesshme, me nënshkrimin edhe të deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, prej dhjetë pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, falënderoi të gjitha vendet pjesëmarrëse për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në konferencë.