75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Përfundon ‘lufta’, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje rreth kujdestarisë së fëmijëve

Ish-çifti Brad Pitt dhe AngelinaJolie më në fund kanë sqaruar mos marrëveshjet rreth kujdestarisë së fëmijëve.

Janë bërë katër muaj që kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie gjetën një mënyrë përfundimisht kanë gjetur një mënyrë lidhur me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, shkruan E!online, transmeton Indeksonline.

Ishte aktorja e njohur, Jolie e cila kishte hedhur kërkesën e saj të mëparshme për mbajtjen e fëmijëve, dhe për këtë ishin në mosmarrëveshje një kohë të gjatë , pasi Brad nuk ishte i pajtimit.

“Ndërkohë që është bërë përparim, kjo nuk është një situatë ideale për Bradin, ka një marrëveshje në vend por nuk është një marrëveshje e përhershme, dhe ka një rrugë të gjatë përpara.”, tha një burim I afërt me dyshen.

Ndërsa plani i kujdestarisë mbetet vetëm një marrëveshje e përkohshme deri sa ish-bashkëshortët të divorcohen zyrtarisht.

“Ata të dy kanë vendosur të përpiqen të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për të rritur fëmijët në një mjedisi më të shëndetshëm”, tha burimi i afërt me Jolie-Pitt./Indeksonline/