Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili ka mbledhur mijëra qytetarë në sheshin e Prishtinës.
Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me thirrjet UÇK-UÇK, e me pankarta në duar “Në emer të popullit liri”, e “Historia nuk mund të rishkruhet”, kanë marshuar sheshin e Prishtinës.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Marshit i është bashkuar dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani./Indeksonline/

