16:53 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, nuk lëkunden nga qëndrimet rreth koalicionit me VV-në

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe pas gati tri sa ka zgjatur takimi, zyrtarët e LDK-së nuk kanë mundur të bien dakord për të marr një vendim përfundimtar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Burimet e IndeksOnline brenda takimit kanë thënë se as sot nuk është marr vendim përfundimtar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të lëkundet nga qëndrimet e saj. Nëse VV-ja nuk reflekton, atëherë nuk do të këtë koalicion me atë parti”, ka thënë njëri nga anëtarët e Kryesisë./IndeksOnline/