75 Mall Live Search
18:36 / E Hënë, 19 Prill 2021 / AR

Përfundon mbledhja e LDK-së, nuk deklarohen për media

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kanë dalur anëtarët e kësaj partie, mirëpo të njëjtit nuk janë deklaruar për media se çka është diskutuar aty.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri shkurt tha se kjo ishte një mbledhje e rregullt.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe ish-ministrat në Qeverinë Hoti, Armend Zemaj dhe Besian Mustafa.