75 Mall Live Search
16:16 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

“LDK po shqyrton kandidaturat për kryetar”

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është deklaruar pas takimit të Kryesisë së LDK-së.

“Kryesia vlerësoi për kandidimin e disa personave që konitrbuan. Është e rëndësishme që në krye të partisë të jetë një figurë përbashkët.  Po punohet intensivisht. Të gjitha kandidaturat do të shpallen me 3 gusht. Po punohet që të vlerësohen të  gjitha kandidaturat edhe për atyre që kanë punuar qe 30 vite në parti”, ka deklaruar ai.

Mbledhja e LDK-së, nënkryetarët s’flasin pas takimit!

Nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri s’kanë thënë asnjë fjalë të vetme pas takimit.

Përfundon mbledhja e LDK-së, pas pak qëndrimet finale për zgjedhjen e kryetarit

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi ka nisur në orën 13:30 dhe është drejtuar nga kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Pas pak, pritet qëndrimet rreth këtij takimi.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar