15:38 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përfundon mbledhja e VV-së, deputetët nuk flasin për media

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e mbajtur një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Lideri i VV-së, Albin Kurti i ka njoftuar ata për seancën e nesërme dhe për bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Askush nga deputet e rinj të VV-së nuk është prononcuar para mediave, ndërsa i vetmi që ka folur shkurtimisht ishte Haki Abazi i cili tha se nuk kanë biseduar për koalicionin e mundshëm me LDK-në.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se zyrtarët për media do t’iu informojnë për takimin./IndeksOnline/