75 Mall Live Search
22:14 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Përfundon mbyllja e qeverisë amerikane, arrihet marrëveshja!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lajmëruar disa momente më parë se do ta hap përkohësisht qeverinë.

Në deklaratën e lëshuar Shtëpia e Bardhë, shkruhet që Trump do ta hap qeverinë për tre javët e ardhshme deri me 15 shkurt, transmeton Indeksonline.

Qeveria amerikane ka 35 ditë që është mbyllur pas mosmarrëveshjeve me Kongresin rreth ndërtimit të murit.

Në Kongres po kundërshtohet fuqishëm ndërtimi i murit me Meksikën. Trump kërkoi nga Kongresi pesë miliardë dollarë për ndërtimin e këtij muri por Demokratët i ofruan vetëm një miliard dollarë për sigurinë e kufirit.

Nga kjo mbyllje e qeverisë janë prekur 800.000 punëtor, ku disa nga ta nuk janë paguar gjatë kësaj kohe.

Shkak i kësaj mbyllje, Trump nuk mori pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davos./Indeksonline/