17:55 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Përfundon me barazim pjesa e parë e ndeshjes Europa FC – Dukagjini

Ka përfunduar me barazim pjesa e parë e ndeshjes së kthimit mes Europa FC dhe Dukagjinit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Cpnference League.

45 minutat e parë u mbyllen me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Iljasa Zulfiji kaloi Dukagjinin në epërsi në minutën e 23-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.

Skuadra nga Gjibraltari barazoi rezultatin në të njëjtën menyrë, pasi në minutën e 38-të gjyqtari akordoi penallti dhe nga pika e bardh shënoi Alberto Quintana.

Në këtë pjesë me karton të kuq u ndëshkuan Bujar Shabani i Dukagjinit dhe Jesus Pozo nga Europa FC, pasi u përleshen mes vete.

Rezultati i përgjithshëm është 3-2 për Dukagjinin./IndeksOnline/