Përfundon me sukses operacioni shpëtimtar në Mirushë, i lënduari dorëzohet tek ekipet mjekësore

Shërbimi i Kërkimshpëtimit Malor ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacioni në Kanionin e Mirushës.
Sipas SHKSSMK-së, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar te ekipet mjekësore.
Operacioni “Mirusha” ka përfunduar me sukses, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë duke e evakuuar dhe dorëzuar te ekipet mjekësore”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës, Shërbimi i KërkimShpëtimit Malor ishte njoftuar se një person ishte lënduar në Kanionin e Mirushës.