75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 02 Maj 2025 / mp

Përfundon me sukses shpërthimi i kontrolluar i një predhe në Kaçanik

Ka përfunduar me sukses shpërthimi i kontrolluar i një predhe e mbetuar që nga Lufta e Dytë Botërore, në Kaçanik.

“Më 02.05.2025, në ora 12:35 në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në lagjen “Teneqja”, është realizuar me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe të dyshuar si e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Kaçanik.

Për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes.

Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë  incident apo rrezik për banorët”, thuhet në njoftimin e policisë.