75 Mall Live Search
07:02 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Përfundon muaji janar pa asnjë ditë mësim, mësimdhënësit ende në grevë

Greva në sistemin arsimor po vazhdon ende, pavarësisht thirrjeve që ato të anulohen e të vazhdohet me mësim.

Mirëpo, SBASHK nuk po tërhiqet nga kërkesat për rritje të koeficientit të pagave, transmeton Indeksonline.

Ani pse, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një rritje pagave të tyre, ata nuk pranuan.

Kryetari i SBASHK-ut,  Rrahman Jashari ka thënë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, grevës nuk do i shihet fundi. /Indeksonline/