Përfundon ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Çekisë U21

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Elbasan Arena” me Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Çekisë në grupmoshat U21, ku mysafirët kanë siguruar pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Shqipëria është mposhtur si vendase me rezultat minimal 1:0 nga Republika e Çekisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Evropianit Euro 2023 për grupmoshat U21.
Përgjatë gjithë ndeshjes, zhbllokimi i rezultatit erdhi nga një autogol, ku mbrojtësi Sergio Kalaj shënon në portën e tij në minutën e 35’ për t’i siguruar çekëve fitoren minimale 1:0 kundër kombëtares së tij.
Me pikët e reja, Çekia renditet në vendin e parë në Grupin G me gjithsej 16 pikë të arkëtuara, krahas Shqipërisë që tani zë vendin e katërt në tabelë në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Sllovenia në vendin e tretë.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Çekisë.