75 Mall Live Search
19:18 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Përfundon ndeshja miqësore mes Prishtinës dhe Trepçës 89, ky është rezultati

Skuadra e Prishtinës, e drejtuar nga Ismet Munishi, ka zhvilluar ndeshjen e parë përgatitore për sezonin e ri, përball Trepçës 89.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Kreshnik Uka derisa për ’89-shin shënoi Rilind Namani.

Prishtina e nisi ndeshjen me këtë formacion: Nika, Bytyqi, B. Pllana, Mici, Dumani, Ramadani, Krasniqi, Hyseni, Pefqeli, Uka, Kryeziu.

U inkuadruan edhe: Hamiti, Santos, Bislimi, Begolli, Cenaj, A. Shabani, Aliu, Prapashtica, Baholli, Ajdini, Salihu, Luma, V. Pllana, Topalli, R. Shabani, Namoni. Trajner: Ismet Munishi./Indeksonline/