Përfundon numërimi i 93% të votave për deputetë, në këto komuna po vazhdon numërimi edhe sot

Procesi i numërimit të votave për deputetë po shkon drejt fundit.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan”, ka thënë Elezi.
