75 Mall Live Search
15:53 / E Diele, 24 Tetor 2021 / LB

Përfundon numërimi i votave me postë, ky është rezultati për Fushë Kosovë

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nis numërimi i votave të ardhura me postë.

Sipas rezultateve del se kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Burim Berisha ka marrë 13 vota, shkruan “Indeksonline”.

Më së shumti vota nga diaspora ka marrë kandidati i Vetëvendosjes, Enver Bajçinca 49 vota.

Kujtojmë se kryetari aktual i Fushë Kosovës, Burim Berisha nuk ka arritur t’i shmangët balotazhit për vetëm tetë vota.