75 Mall Live Search
23:27 / E Diele, 12 Tetor 2025 / H F

Përfundon numërimi i votave në Deçan, fiton bindshëm Ramosaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të përditësojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në Deçan janë numëruar të gjitha votat, ku bindshëm ka fituar AAK me kandidatin e saj Bashkim Ramosaj, transmeton IndeksOnline.

Ai ka arritur të sigurojë 7 mijë e 866 vota.

Ramosaj, dukshëm ka lënë prapa kandidatin e LDK-së, Jeton Mushkolaj, i cili ka siguruar hiç më shumë se 3 mijë e 222 vota.

E treta me vota, renditet Natyra Kuçi nga PSD me 1 mijë e 789 vota./IndeksOnline/