75 Mall Live Search
21:11 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / H F

Përfundon numërimi i votave në Gjilan- Ky është rezultati përfundimtar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka dalë fitues i qartë në zgjedhjet në komunën e Gjilanit, duke siguruar 61.06% të votave, apo 22,269 vota të vlefshme.

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 133 nga 133 vendvotime, që përbëjnë 100 për qind të votave të vlefshme në këtë komunë.

Në vendin e dytë është renditur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, i cili ka marrë 38.94% të votave, apo 14,203 vota.