75 Mall Live Search
13:01 / E Premte, 17 Tetor 2025 / S Z

Përfundon numërimi i votave në Lipjan, Imri Ahmeti siguron edhe një mandat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Lipjanit, duke konfirmuar fitoren e kryetarit aktual, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 11:55, Ahmeti ka siguruar 15,027 vota, që përbëjnë 51.15% të votave të vlefshme, duke fituar kështu edhe një mandat të ri për të udhëhequr Komunën e Lipjanit.

Kundërkandidati kryesor, Shukri Buja, ka marrë 8,954 vota ose 30.48%, ndërsa kandidati tjetër, Ilir Qeriqi, ka siguruar 4,597 vota, që përbëjnë 15.67% të votave të numëruara.

Zgjedhjet lokale në Lipjan janë mbajtur më 12 tetor, ku qytetarët dhanë votën e tyre për përfaqësuesit e rinj komunalë.

Ky rezultat vjen pas një procesi të qetë zgjedhor dhe pas përfundimit të numërimit të plotë të votave nga KQZ-ja.