75 Mall Live Search
21:58 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / B XH

Përfundon numërimi i votave në Skenderaj, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhejve në komunën e Skenderajt.

PDK ka fituar bindshëm duke marrë mbi 74% apo 16 mijë e 434 vota, raporton IndeksOnline. 

Sipas rezultateve të publikura nga KQZ, PDK ka fituar me 74.41%, e pasuar nga VV me 16.38%, LDK ka dal partia e tretë me 2.54%, ndërsa partia e katër në Skenderaj për nga numri i votave ka dal AAK me 2.12%. /IndeksOnline/