Përfundon numërimi i votave për Asamble në Ferizaj, këta janë 5 kandidatët me të votuar nga PDK, VV dhe LDK

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për Asamble Komunale të Ferizajt.
Bazuar në këto rezultate preliminare, është bërë edhe renditja e 5 kandidatëve me të votuar për Asamblenë Komunale nga tri subjektet kryesore politike në këtë komunë: PDK, Vetëvendosje dhe LDK, raporton IndeksOnline.
Partia Demokratike e Kosovës: Agim Aliu ka marrë 20 mijë e 917 vota, i ndjekur nga Burim Bajrami 1 mijë e 344 vota, Xhevdet Haxhidema me 1 mijë e 167 vota, Amir Muhadini me 1 mijë e 34 vota dhe Sebahate Sadiku me 1 mijë e 30 vota.

Lëvizja Vetëvendosje: Fatbardha Beka 10 mijë e 33 vota, e ndjekur Brahim Osmani me 801 vota, Amir Rexhemi me 549 vota, Hysen Hyseni me 529 vota dhe Yllkë Neziri Hyseni me 461 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës: Visar Azemi 7 mijë e 918 vota, i ndekur nga Besnik Salihu me 438 vota, Jehona Mustafa Krasniqi me 311 vota, Egzona Selmi me 293 vota dhe Sakip Haliti me 289 vota. /IndeksOnline/
