Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, ky është rezultati
Ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e para renditet Lëvizja Vetëvendosje me 36.96 për qind apo 622 vota.
Pas saj, vjen Partia Demokratike e Kosovës e cila ka 26.14 për qind të votave apo 440 vota.
Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka arritur t’i marrë 12.30 për qind apo 207 vota.
E në vendin e katërt është Lista Serbe me 10.75%, dhe më pas AAK-ja me 7.13%.


