75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / Z S

Përfundon numërimi në 21 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi në 21 komuna.

“Deri më tani (e enjte, ora 21:30), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 21 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Ferizaj (e enjte)”, njofton KQZ.

Krahas numërimit të votave për kandidatët për asamblistë, po zhvillohet edhe procesi i verifikimit të rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.