75 Mall Live Search
23:02 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Burim

Përfundon numërimi në Dragash, LDK dhe PDK shkojnë në balotazh

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së Dragashit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Asnjëra nga partitë garuese nuk ka arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshëm për të fituar garën qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka arritur të marrë 43.98%, ndërsa ai i PDK-së, Shaban Shabani 28.38%.

Me këtë rezultat në balotazh për këtë komunë kanë shkuar LDK dhe PDK. /IndeksOnline/