Përfundon numërimi në Fushë Kosovë, rezultat i papritur

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebeza, ka dalë i parti me 45.14% apo (9.529 vota), pas tij është renditur ai i LDK-së, Besnik Osmani me 36.62% apo (7.730 vota). I treti ka dalë kandidati i PDK-së, Rrahim Tërnava me 16.07% apo (3.392 vota), raporton IndeksOnline.
Me këtë rezultat po në balotazh në Fushë Kosovë shkojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. /IndeksOnline/
