75 Mall Live Search
00:37 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Përfundon numërimi në Han të Elezit, fiton bindshëm VV

Trendit të fitoreve të VV-së në pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, ka vijuar edhe me komunën e Hanit të Elezit.

Në përditësimin e të dhënave të KQZ-së në këtë komunë, janë numëruar të gjitha votat, ku bindshëm ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.

VV ka fituar 53,06 të votave, ndërsa PDK ka fituar 26,37, ndërkohë që parti e tretë është radhitur AAK me 7,51 të votave.