75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / mp

Përfundon numërimi në Komunën e Obiliqit, kjo parti doli e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Obiliqit.

Nga 33 kuti votimi sa janë numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 48,61 për qind ose 6,278 vota. Pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 23,23 për qind ose tre mijë vota.

PDK-ja ka marrë 12,48 për qind të votave ose 1,612 sosh në Obiliq.

Numër të madh të votave ka marrë Lista Serbe në këtë komunë, duke grumbulluar 8,69 për qind të tyre ose 1,122.

Nga 88,55 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka 41,16 për qind, PDK-ja 21,97 për qind dhe LDK-ja 17,69 për qind.