Përfundon numrimi i rezultateve, ky është numri i ulëseve që siguruan partitë
Tashmë në Qendrën për Numrimin e Rezultateve ka përfunduar procesi i numrimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 51 për qind të votave duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse. Ajo mori 20.19 për qind të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës rënditet në pozitën e tretë me 13.23 për qind të votave apo 15 ulëse ndërsa AAK-ja ka siguruar 6 ulëse apo 5.5 për qind.
Lista Serbe me 9 ulëse dhe “Za Zlobodu Pravdu i Opstanak” me një ulëse përmbushin normën prej 10 ulëseve të rezervuara për komunitetin serb.
10 ulëset për komunitetet e tjera janë siguruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse dhe Vakat, “Nova Demokratska Stranka”, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, “Socijaldemokratska Unija”, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, “Jedinstvena Goranska Partija” dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me nga një ulëse./Indeksonline/

