13:18 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Përfundon operacioni i parë nga kirurgjia vitreoretinale

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  për herë të parë janë kryer peracione- intervenimet e para në sy nga kirurgjia vitreoretinale. Operacionet janë kryer nga dr. Xhevat Lumi, kirurg vitreoretinale, i cili punon dhe vepron në Lubjanë të Sllovenisë.  Kirurgu Lumi është asistuar nga specialistët  e Klinikës së  Syve.

Pas intervenimit të parë tek pacientja SH. P (1954) në Klinikën e Syve, dr. Lumi, shkurtimisht tha se ndërhyrja është kryer me sukses, pacienti nuk ka pasur komplikime dhe nuk beson  se nuk  do të ketë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq , dr. Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK , tha se ky është operacioni i parë dhe është historik për klinikën.  Ai falënderoj  doktorin nga Sllovenia. Sipas tij, ky është një sukses i madh.Dr. Zejnullahu tha se planifikohet të kemi bashkëpunim me të gjatë me doktorin dhe të bëhet edhe trajnimi i stafit që është i gatshëm për sfidat e radhës.

Temat: