13:14 / E Premte, 08 Prill 2022 / k.v

Përfundon operacioni “Pika 2”/ Policët e arrestuar po intervistohen nga prokurori (Foto nga vendi i ngjarjes)

Ka përfunduar operacioni i koduar me emrin “Pika 2” që kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Në pranga të Inspektoratit të Policisë së Kosovës kanë përfunduar 20 zyrtarë të policisë së Kosovës nën dyshimin se janë të përfshirë në ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në pranga kanë përfunduar edhe 17 zyrtarë të policisë së Shqipërisë ndërsa 14 të tjerëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, raporton IndeksOnline.

Ky hetim kishte nisur para një viti ku janë përdor masa të fshehta për të zbardhur dyshimet e ngrita.

“Pika 2” është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar me 14 mars ku ishin arrestuar 48 zyrtarë policor në Gjakovë dhe Prizren./IndeksOnline/