11:46 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

Përfundon operacioni “Pika”/ Shikojeni kolonën e veturave përplot me policë të arrestuar (Video/foto)

Dhjetëra zyrtarë policor dhe doganier kufitarë janë arrestuar para pak minutave nga Inspektorati Policor i Kosovës në Rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit.

Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” e të cilin e ka përcjell nga afër IndeksOnline, është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Policët dhe doganierët e arrestuar dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Hetimet në lidhje me këtë rast kishin nisur para një vitit./IndeksOnline/