75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Përfundon “Operacioni Roadpol- Rripi i Sigurisë”, për 8 ditë shqiptohen 4579 gjoba

Ka përfunduar me sukses “OPERACIONI ROADPOL – RRIPI I SIGURISË”, nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin “ROADPOL – Rripi i Sigurisë”, që ka filluar nga data 08 mars e ka zgjatur deri më 15 mars të këtij viti, ka pasur të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje apo mos përdorim të rripit të sigurisë, shkruan indeksonline.

Drejtori i Drejtorisë së Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 4579 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor.

https://www.facebook.com/watch/?v=578567489767713 #seatbelt #operation #police #ROADPOL #RoadSafety #crash #collision #buckleup

https://fb.watch/4gNd56wPFU/