75 Mall Live Search
23:11 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Përfundon pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale mes Mallorcas dhe Real Sociedadit

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Spanjës, mes Mallorcas dhe Real Sociedadit.

Rezultati përfundimtar pas 90 minutave lojë në ”Estadi Mallorca Son Moix” ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, pasi ende nuk është në 100% e formës si pasojë e lëndimit në ndeshjen Kosovë-Izrael, e cila u zhvillua në muajin nëntor.

Se cila skuadër do ta prek finalen e madhe do të mësohet në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet me 27 shkurt./IndeksOnline/