18:50 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë, Austria në epërsi kundër Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Kosovës kundër Austrisë, me epërsinë e këtyre të fundit.

Austria arriti të shënoj që në minutën e 14’ me golin e shënuar nga Raguz kurse vetëm pas 6’ minutash pas asistimit të Raguz arriti të shënoj edhe Friedl, që ishte një gjuajtje e pandalshme për portierin e Kosovës, Florian Smakiqi.

Mirëpo Smakiqi po ashtu ishte vendimtar në tri raste të tjera të Austrisë me mbrojtjen e tij fantastike.

Kosova e filloi këtë ndeshje mjaftë mirë dhe po ashtu me presion mirëpo Austria ishte ajo që arriti të shënoj, po ashtu në Austri po shihet një numër i madh i tifozëve të Kosovës.

/Indeksonline/.