Përfundon pjesa e parë Ballkani-Hamrun Spartans, interesim i vogël për ta shikuar ndeshjen

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Hamrun Spartans.
Rezultati i kësaj pjese është 0-0.
Ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në UECL, shkruan IndeksOnline
Gjatë 45-minutëshit të parë, Ballkani pati një paraqitje të mirë. Emërllahu pati një mundësi të artë për ta kaluar ekipin në epërsi por humbi penalltinë.
Ajo çfarë bie në sy në këtë duel është edhe tifozeria që lë shumë për të dëshiruar.
Ani pse suharekasit kërkuan mbështetjen e tifozëve, stadiumi prapë është i ‘’thatë’’.
Sipas komentatorit, Arben Berisha ka rreth 200-250 tifozë në të gjithë stadiumin. /IndeksOnline/