21:35 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë, Ballkani po barazon me Bate Borisovin

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Bate Borisov, e vlefshme për fazën e play-offit të Conference League.

Në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, 45 minutat e para përfunduan me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

ishte skuadra bjelloruse e cila kaloi e para në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e 10-të.

Kampioni i Kosovës nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin pas 20 minutave.

Ishte qëndërmbrojtësi Bajram Jashanica i cili shënoi për 1-1./IndeksOnline/