Përfundon pjesa e parë Ballkani-Santa Colomas

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese të Ballkanit kundër Santa Colomas, në kuadër të Ligës së Kampionëve, në stadiumin e Podujevës ‘’Zahir Pajaziti.
Rezultati është 0-0, shkruan IndeksOnline.
Lojtari i suharekasëve, Sunday Atatugji u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 37-të, duke lënë kështu Ballkanin me një lojtar më pak.
Edhe nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, Ballkani siguron fitoren dhe rrugëtimin tutje, pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-1 për skuadrën kosovare. /IndeksOnline/