Përfundon pjesa e parë, Drita me dy gola disavantazh ndaj Celjes
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita – Celje, e vlefshme për play-offin e Ligës së konferencës.
Rezultati pas 45 minutave lojë në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ishte 0-2 për skuadrën sllovene, shkruan IndeksOnline.
Armandas Kucys shënoi golin e epërsisë për Celjen, në minutën e 19-të, derisa sulmuesi kosovar, Milot Avdyli dyfishoi rezultatin në minutën e 42-të.
Drita në pjesën e dytë do të tentoj të rikthehet në lojë dhe të synoj barazimin apo edhe fitoren./IndeksOnline/

