75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Dita e II – Remi ende në intervistim

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) ka vazhduar intervistimin edhe sot në Hagë, i cili ka nisur në orën 10.00 të mëngjesit.

Remi është intervistuar për të ditën dytë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, përderisa gjatë ditës së djeshme kishte një intervistim maratonikë i cili zgjati hiç më pak se 7 orë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Remi pritet që të kthehet në Kosovë gjatë ditës së nesërme.

Ish-Komandanti i UÇK-së u ftua nga Gjykata Speciale ndërsa kësaj ftese iu përgjigj menjëherë ku nisjen për në Holandë e pati të dielën e shkuar, raporton Indeksonline.

Kujtojmë faktin se përveç Mustafës, ka edhe shumë fytyra të njohura publike të cilët tashmë kanë marrë ftesa nga Specialja, përderisa nesër pritet që prokurorët të marrin në pyetje edhe ish-Komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në Hagë dhe do t’iu mbajë të informuar lidhur me çdo gjë që po ndodhë brenda kësaj Gjykatës Speciale./Indeksonline/