Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Prishtina, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Prishtina, e vlefshme për javën e 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm e ka shënuar kapiteni, Edvin Kuc, në minutën e 13-të./IndeksOnline/