Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Drita – AZ Alkmaar
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita – AZ Alkmaar, e vlefshme për fazën e ligës së Conference League.
Rezultati pas 45 minutave lojë në stadiumin ”Fadil Vokrri”, është 0-1.
Golin për skuadrën holandeze e shënoi Sven Mijnans, në minutën e 17-të./IndeksOnline/

