Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Llapi-Wisla, skuadra kosovare me paraqitje të mirë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë të fazës kualifikues të Europa League, mes Llapit dhe Wisla Krakow.
Rezultati pas 45 minutave lojë në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, është i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Llapit ka zhvilluar lojë shumë të mirë duke pasur edhe disa raste shënime.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë, Llapi ka pësuar humbje me rezultat 2-0./IndeksOnline/