15:51 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Përfundon pjesa e parë: Francës i kanë rënë “mësysh”, Hungaria 1 rast 1 gol

Kombëtarja e Francës është shokuar në 45 minutat e para kundër Hungarisë.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0:1 në të mirë të hungarezëve, transmeton Indeksonlin.

Goli për Hungarinë erdhi në minutën e 45+2. Portën e Francës e tundi Fiola pas një kundër sulmi të shpejtë.

Franca pati raste të shumta, sidomos Karim Benzema, por nuk arriti asnjëherë të shënoi.

Hungaria shënoi me të vetmin rast që e kishte./Indeksonline/