75 Mall Live Search
18:47 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë Gjeorgji – Shqipëri, kuqezinjtë dominuan ndeshjen

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Rezultati i kësaj pjese të parë është: 0-0.

Ndeshja zhvillohet në “Mikheil Maski Stadium” në Tbilisi, shkruan IndeksOnline.

Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë, duke treguar kështu se dëshirojnë vetëm fitoren.

Shqipëria ka tre pikë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, tre më pak se Gjeorgjia e cila është lidere e Grupit B.