Përfundon pjesa e parë, Greqia në epërsi ndaj Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Greqisë që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas 45 minutash lojë, grekët janë në epërsi me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Limnios në minutën e tretë pas një gabimi nga mbrojtja kosovare.
Për Kosovësn rastin më të mirë e pati Arbër Zeneli por që goditja e tij përfundoi te portieri grek.
Rast tjetër të mirë pati edhe Nuhiu që goditi me kokë por plogësht. /IndeksOnline/

