75 Mall Live Search
18:46 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / C E

Përfundon pjesa e parë, Kosova ‘katastrofë’ kundër Jordanisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Jordanisë që po zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri, në Prishtinë.

Pas 45 minutash lojë, mysafirët janë në epërsi minimale ndaj Dardanëve.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Faisal në minutën e 18-të, me një gjuajtje të devijuar nga distanca.

Përkundër disa rasteve, Kosova nuk bëri lojë të mirë në fraksionin e parë të ndeshjes. /IndeksOnline/