Përfundon pjesa e parë, Kosova lojën, Greqia golin

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Greqisë.
Pas 45 minutash lojë, grekët janë në epërsi me rezultat minimal, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm Greqia e shënoi Bakasetas në minutën e 36-të të ndeshjes.

Kosova bëri një paraqitje shumë të mirë por për fat të keq nuk arritën të shënojnë.

Skuadra Giress pati pesë raste derisa një gjuajtje ishte në portë. /IndeksOnline/

